Pas peticionit dhe protestës së banorëve në Kodër-Kamëz, që kërkonin lejimin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re “Nënë Tereza”, sot ka ardhur tërheqja e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, çka i hap rrugën ndërtimit të shkollës.
Kështu, disa orë përpara protestës së 13 prillit të lajmëruar nga PD, mbyllet një tjetër protestë e opozitës, e cila drejtohej nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Me sa duket, betejat e opozitës po bien një nga një.
Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete. Shkolla “Nënë Tereza” do të ndërtohet sipas gjurmës së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës në studimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.
Ajo që bie në sy është se sikurse në çdo projekt të mëparshëm të Bashkisë së Tiranës që ka rezultuar i suksesshëm, ka hasur në fillim në kundërshti nga ana e opozitës, si te sheshi Skënderbej, Pazari i ri, këndi i Lojërave të Liqeni Artificial etj. Por, në fund, të gjitha këto projekte të Bashkisë së Tiranës janë realizuar.