Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Tërhiqet Basha: Jemi për HAPJEN 100% TË LISTAVE, me KUSHT që të mos preken KOALICIONET

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

18247e4d0c531fefdd6b48fc6ee36378

Kreu i Partisë Demokratike pranon hapjen e listave zgjedhore me kushtin që të mos preken koalicionet.

Pas përfundimit të mbledhjes me aleatët e “Opozitës së Bashkuar”, Basha tha se është për hapjen 100% të listave, me kushtin që të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe të mos ndryshojë formula e shpërndarjes së mandateve.

Hapja e listave është një prej ndryshimeve që maxhoranca, së bashku me opozitën parlamentare kanë vendosur të bëjnë në Kushtetutë. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Pjesë ga deklarata e Bashës:

Marrëveshja e 5 Qershorit e cila më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvend, është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që deshëm ne. Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshimet kushtetuese.

Duke qenë që PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë, para dhe pas 5 qershorit, dhe tani mendojnë se po iu shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura, dua t’ju njoftoj me vendimin e Opozitës së Bashkuar.

Kemi mandatuar sot Bylykbashin dhe Vasilin që përsa i përket kësaj çështje të paraqesin vendimin, që është:

Opozita e Bashkuar do të mbështesë 100 për qind hapjen e listave, me kushtin që të mos preken koalicionet, por të jenë siç janë sot, po kështu edhe formula e shpërndarjes së mandateve. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img