Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Tërheqja e trupave ruse nga Kherson, reagon Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën funksionon

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas njoftimit të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se do të urdhëronte trupat ruse të tërhiqeshin nga rajoni i Kherson-i.

Ai ka folur nga Britania, ku po takonte kryeministrin britanik Rishi Sunak”

“Është inkurajuese të shohësh se si forcat e guximshme ukrainase janë në gjendje të çlirojnë më shumë territor ukrainas. Fitoret, që po korrin forcat e armatosura ukrainase u përkasin ushtarëve të guximshëm guximshëm ukrainas, por sigurisht që mbështetja që ata marrin nga Mbretëria e Bashkuar, nga aleatët dhe partnerët e NATO-s është gjithashtu thelbësore”, ka thënë Stoltenberg.

I pyetur në lidhje me tërheqjen e trupave nga Khersoni, ai shtoi:

“Është pjesë e një modeli ose fotografie të përgjithshme që kemi parë gjatë muajit të fundit që Rusia ka humbur absolutisht vrullin. Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë, ata ende kanë aftësi.Ne kemi parë dronët, kemi parë sulmet me raketa. Kjo tregon se Rusia ende mund të shkaktojë shumë dëme.”, thekso Stoltenberg.


Më shumë