Hapësire reklamuese

Politikë

Tërheqja e qeverisë franceze, reagon Tabaku: Qeveria dhe Macron reflektuan, Rama ka miq e aleatë vetëm ata që ndan paratë

Shkruar nga Newsbomb

Reagon demokratja Jorida Tabaku pas tërheqjes së qeverisë franceze për rritjen e çmimit të karburantit.

 

Qeveria franceze ka vendosur të pezullojë vendimin pas protestave të dhunshme të jelekverdhëve.

Ndërkaq Tabaku thotë se qeveria dhe Macron reflektuan ndërsa kryeministri Edi Rama refuzon të dëgjojë banorët e Unazës.

“Kështu veproi edhe me protestën e qytetarëve kundër rritjes së taksës së qarkullimit që ka çuar në stratosferë çmimin e karburantit. Ky kryeministër që njeh për miq dhe aleatë vetem ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit”, shkruan Tabaku.

REAGIMI I PLOTË nga Jorida Tabaku:

Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare.

Pas javesh të mbushura me përleshje qeveria franceze ka marrë sot vendimin për të pezulluar rritjen e taksës se karburantit. Ishte kjo taksë që do të rriste çmimin e naftës e për rrjedhojë të të gjitha produkteve në Francë. Qeveria dhe vetë presidenti Macron reflektuan duke e pezulluar rritjen që do të niste në janar 2019.

Ndryshe nga qeveria një qeveri demokratike, kryeministri Rama që udhëheq një qeveri gati totalitare, vazhdon të ngulë këmbë dhunshëm në prishjen e shtëpive për interesa oligarkësh. i kapur në ethet e pushtetit absolut ai ka refuzuar të dëgjojë banorët e lë më pastaj të tërhiqet nga veprimi i tij.

Kështu veproi edhe me protestën e qytetarëve kundër rritjes së taksës së qarkullimit që ka çuar në stratosferë çmimin e karburantit. Ky kryeministër që njeh për miq dhe aleatë vetem ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit.

Të drejtat e qytetarëve janë të panegociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu