Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Tërheqja e pasaportave biometrike, ambasada shqiptare në Greqi thirrje për emigrantët: Keni të drejtë të autorizoni një person të tretë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

87ef8a2890d9add72e93bb3a9608d87c

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë emigrantët shqiptarë në vendin fqinj, të cilët kanë aplikuar për pasaportë biometrike.

Në një shënim në rrjete sociale, ambasada njofton se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës.

Emigrantët kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Njoftimi i plotë

SQARIM LIDHUR ME TËRHEQJET E PASAPORTËS BIOMETRIKE NËPËRMJET SHËRBIMIT POSTAR

Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

Faleminderit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img