Hapësire reklamuese

Politikë

“Tërbohet” Noka, përplaset me gardistët: Hiqi duart se mu në kokë e ke karrigen!

Shkruar nga Newsbomb
“Tërbohet” Noka, përplaset me gardistët: Hiqi duart

Deputeti i opozitës, Flamur Noka, ka pasur një përplasje me Gardën e Kuvendit sot pak para nisjes së seancës plenare.

Teksa deputetët demokratë kanë nisur aksionin e tyre me mbledhjen e karrigeve përpara foltores së Kuvendit, forcat e Gradës kanë kanë bërë një gardh përpara foltores për të shmangur skenarin e përsëritur të opozitës.

Por kjo gjë nuk ka ndalur Nokën, i cili ka marrë karriget duke tentuar të kalojë gardhin e Gardës.

Në një moment Noka dëgjohet teksa u thotë gardistëve: “Hiqi duart se mu në kokë e ke karrigen. Hiqi duart!”

Sot pritet që Kuvendi të miratojë kërkesën e SPAK-ut, që i hap rrugë autorizimit për ndryshimin e masës së sigurimit nga “detyrim paraqitje” në “arret shtëpie” ose “arrest me burg” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë Berisha dhe deputetët opozitarë që e mbështesin kanë bërë thirrje për protestë sot para Kuvendit.

Depuetët e përjashtuar të opozitës janë përplasur sot me forcat e gardës, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të hyjnë në Kuvend, sepse deputetët rezultojnë të përjashtuar nga punimet në parlament për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e fundit me tymues dhe flakanë.

Deputetët e opozitës dëgjohen teksa i thonë gardës që të hapin derën: “Hapeni derën!” Deri më tani në Kuvend kanë hyrë vetëm depuetët e opozitës që nuk janë të përjashtuar.

Ndërkohë në ambientet e jashtme të Parlamentit ka nisur të mbilidhen qytetarët që janë thirrut nga Berisha për protestë.

“Opozita e të drejtave të mohuara në aksion” është logo e protestës së thirrur nga Berisha. Ndërkohë, nga ana tjetër deputetët e mazhorancës të cilëve priten t’i bashkohen dhe demokratët që mbështesin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, do të trajtojnë shqyrtimin e kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë. Nuk priten shumë surpriza, pasi socialistët do të votojnë pro kërkesës së SPAK, oo ashtu edhe Partia Demokratike ka deklaruar hapur votën pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës.

LEXO EDHE: Berisha tha se s’do i lejonin, Nikolla dhe socialistët shkojnë dy orë para në Kuvend

Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi rrugën më 18 dhjetor kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimti të ish-kompleksit Partizani. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ishte i vetmi përfaqësues nga opozita i cili bashkoi votën e tij me pjesën tjetër të anëtarëve socialistë për t’i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme u depozituan në Kuvend edhe dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishës.  Njëri raport është nga mazhoranca, ndërsa raporti tjetër është i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili ishte edhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet e përpiluara në Këshillin e Mandateve kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese