Ekspertët e kanë quajtur të “habitshme” terapinë e re duke sugjeruar se rezultatet për një nga format më aggressive të kancerit të gjirit mund të revolucionarizojë trajtimet në të ardhmen.
Sipas të dhënave, një terapi e re “tronditëse” e ka shkatërruar tumorin vdekjeprurrës në vetëm 11 ditë. Ndërsa ekspertët e kanë quajtur “tronditës”, duke thënë se është hera e parë që një medikament ka treguar një reagim të tillë ndaj sëmundjes.
Terapia me medikamente të kombinuara kushton rreth 1,500 paund dhe mund të shkatërrojë tumorët deri në 3 centimetra të mëdha, transmeton “The Telegraph”.
Sipas studiuesve, në të ardhmen, gratë mund të shmangin seancat raskapitëse të kemioterapisë që normalisht pasohen nga operacionet. Studimi i kryer në Britaninë e Madhe ka përfshirë femra me një nga llojet më aggressive të kancerit të gjirit, HER2 pozitiv, të cilave iu dha një kombinim i dy barnave të dryshme.
9 në 10 gra treguan një reagim të lartë ndaj trajtimit, që do të thotë se numri i qelizave kancerogjene filloi të bjerë. 1 në 4 raste tregoi një tkurrje të konsiderueshme të tumorit ndërsa në disa raste edhe zhdukje të plotë. Dy barnat e kombinuara nga studiuesit në terapi janë Herceptin dhe një medikament i quajtur Tyverb.