Hapësire reklamuese

Bota

Teoritë konspirative për koronavirusin, dyshohet se COVID-19 u vodh nga 2 spiunë kinezë

Shkruar nga Newsbomb

Shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje mbi origjinën e koronavirusit, ndaj edhe teoritë konspirative vazhdojnë të shtohen.

Një reportazh i televizionit publik kanadez CBC flet për një nga teoritë konspirative që është përhapur pas një lajmi të transmetuar në këtë media verën e kaluar, se dy shkencëtarë kinezë, ishin dëbuar për arsye jo shumë të qarta nga laboratori kërkimor i sigurisë së lartë për viruset në Uinipeg, në jug të Kanadasë.

Ky laborator zhvillon studime për COVID-19. Ndaj duke marrë shkas nga ky lajm shumë njerëz kanë ngritur dyshime se këta shkencëtarë kishin vjedhur 'mostra' për t'i çuar në laboratorin e Wuhanit në Kinë.

Në reportazhin e CBC është publikuar së fundi emri i shkencëtares kineze Zhiango Çu, me profesion mjeke virologe e cila prej 1996 kryen specializime në Kanada.

Për të shuar dyshimet, hetuesit kanadezë thanë se Çu nuk ka dërguar asnjë mostër të koronavirusit në Kinë.

 Ata sqaruan se Çu dhe bashkëshorti ishin pjesë e një ekipi studiuesish, të cilët u nxorën jashtë laboratorit verën e kaluar për shkak se kishin anashkaluar disa rregulla.

Dyshimet janë hedhur mbi çiftin e shkencëtarëve pasi në vitet 2017-2018 kanë udhëtuar 5 herë drejt Wuhanit, ku ndodhet laboratori më i ri studimor për viruset.

Të gjitha shkëmbimet e njohurive me Kinën në këtë fushë, autoritetet kanadeze i kanë të regjistruara. Ata konfirmuan se Marsin e kaluar kanë dërguar në një laborator të ngjashëm në Pekin, mostra të viruseve si Ebola apo SARS.

Sondazh

Poll