Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Teologu Miron Çako tregon çfarë janë hijet dhe pse i shohim

Shkruar nga Newsbomb
Teologu Miron Çako tregon çfarë janë hijet dhe pse i

Teologu Miron Çako ka shpjeguar se çfarë janë hijet dhe pse ka njerëz që arrijnë t’i shikojnë.

I ftuar në në programin “Në shtëpinë tonë” ai ka thënë se hijet nuk janë shpirtra të vdekurish sepse në momentin kur vdes një njeri, teologjikisht trupi ndahet nga shpirti, por janë xhindet.

Disa i thonë fantazma, disa i thonë hije, disa i thonë xhinde. Ekzistojnë, por duhet të dimë se çfarë janë. E para nuk janë shpirtra të vdekurish sepse në momentin kur vdes një njeri, teologjikisht trupi ndahet nga shpirti, trupi shkon në dhe sepse në dhe u mor dhe shpirti njerëzor shkon në dy destinacione. Nëse ai është një njeri besimtar dhe i drejtë, gjykohet nga Zoti dhe shkon në habitatin qiellor që rri me perëndinë, pra i themi parajsë. Në qoftë se është njeri i pabesë, mëkatar dhe ka vdekur si i tillë, ai shkon direkt në burgjet nën tokës që quhet bota e vdekjes. Shpirtrat e të vdekurve nuk qarkullojnë.

Por çfarë janë këto fantazma që mund të shfaqen me fytyrën e njeriut, me zërin e njeriut, edhe të njërit tënd më të dashur. Këto nuk janë shpirtra, sepse sot ka neokromacia quhen, ata që lidhen me të vdekurit edhe marrin informacion prej tyre. Ky është një mashtrim i madh sepse nuk po flasim me shpirtin e mamasë, babit etj që pretendon dikush të flasë. Ka raste që ja fusin kot, por ka raste që ja fusin dhe kot. Vetëm engjëjt e Zotit dhe demonët që janë engjëjt e rënë që qarkullojnë në eter dhe demonët gjithmonë paraqiten në forma të tilla, përmes fytyrave të njerëzve tanë që janë larguar dhe ata na manipulojnë. E para na shfaqen për të na frikësuar që kalojnë në probleme psikologjike, madje dhe mund të çmendesh”, shpjegon teologu Miron Çako.

Kujtojmë se ky çështje u kthye në temë diskutimi gjerësisht në opinion publik për shkak të një situate që moderatorja Erjola Doçi kaloi brenda BBV.  Teksa ishte duke biseduar me banorët ku dhe po i tregonte se prej vitesh vuan nga ankthi, ajo tha se gjatë ditëve të fundit ndjen prezenca të tjera dhe energji negative në shtëpi. “Shikoj hije”, ka thënë ajo.

Madje, sipas saj një natë e ka qetësuar Ervini duke i kënduar një sure, pasi s’po mundej të qetësonte rrahjet e zemrës. Teksa moderatorja fliste dhe qante, në bisedë ndërhyri Meri Shehu. Ajo tha se në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka ndjerë prezencë fantazmash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese