Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Tentuan të vjedhin me armë karburantin, kapen dy të rinj në Krujë

spot_img

Lajme të ngjashëm

702b3384186af5164d9732a774084393

Policia e Krujës ka ndaluar dy të rinj, pasi kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, të cilët tentuan të grabisin në mars të vitit të shkuar një karburant në lagjen nr. 13, Durrës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë

spot_img