Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentuan të vidhnin një banesë në Divjakë, arrestohet njëri prej autorëve, tjetri në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Divjakës arrestoi një perosn dhe shpalli në kërkim një tjetër pasi tentuan të vjedhin banesën e një shtetasi.

Pas telefonatës së shtetasit S.D në numrin unik 112 se në banesën e tij kishin hyrë dy shtetas të huaj, menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë shtetasin: M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu