Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentuan të trafikonin 33 kg drogë të ndarë në 31 pako drejt Greqisë, arrestohen dy shqiptarë në kufirin greko-shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Tentuan të trafikonin 33 kg drogë të ndarë në 31 pako

Dy ngarkesa me drogë janë kapur pas mesnate në kufirin greko-shqiptar.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy shtetas shqiptarë janë kapur në Kestrinti, Igumenicë duke transportuar me krahë dy çanta që përmbanin 31 pako me 33 kg 260 gram marihuanë.

Ndërsa, një person i tretë arriti të largohej me vrap duke u futur përsëri në tokën shqiptare.

Gjatë kontrollit të ushtruar dy të arrestuarëve iu sekuestrua edhe një thikë e llojit “flutur”.

Ndërkohë, në Kostur është ndaluar një mjet i cili drejtohej nga një 56-vjeçar me shtetësi greke.

Në brendësi të mjetit policia arriti të sekuestrojë 5 çanta që përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram marijuane.  56-vjeçarit iu sekuestrua celulari  dhe një kartë SIM.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll