Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Tentuan të rrëmbejnë të riun në Patos, kur dështuan e qëlluan me pistoletë, arrestohet pas 1 viti një nga autorët (EMRI-NGJARJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Selmanaj, është 29 vjeçari i arrestuar nga Policia e Fierit, pasi afro 1 vit më parë ka tentuar të rrëmbejë Klajdi Sulon në Patos. Kur tentativa për rrëmbim ka dështuar, Selmanaj dhe 4 persona të tjerë e kanë qëlluan Sulon me armë zjarri.

Klajdi Sulo mbeti i plagosur.

Nga Policia e Fierit është arrestuar Emiljano Selmanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja në gusht 2020

Më datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, pesë shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Klajdi Sulo, i cili ka mbetur i plagosur.

Por rezistenca e bërë prej tij, bëri që Sulo t’iu ikë nga duart dhe të vrapojë. Menjëherë pas ngjarjes u arrestua një nga autorët, me inicialet Xh.S, ndërsa në kërkim u shpallën katër shokët e tij: Emiljano Selmanaj i arrestuar sot; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç.

Më shumë

spot_img
spot_img