Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentuan të përdhunonin të miturën, flet njëri nga të arrestuarit: Na ndihmonte shpesh…

Shkruar nga Newsbomb

Njëri prej tre të rinjve nga Roskoveci, Jorges Dosti, i arrestuari për rrëmbimin dhe tentativën për përdhunim të një vajze të mitur ka deklaruar në Polici se nga e njihte 13-vjeçaren. Dosti ka deklaruar se e ëma e tij, e merrte shpesh 13 vjeçaren për ta ndihmuar në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet. Nderkohë Dosti ka deklaruar se ata flisnin shpesh në Facebook.

Vajza u rrëmbye me forcë nga Dosti dhe dy shokët e tij dhe u dërgua me forcë, e lidhur, në një shtëpi të pabanuar ku kanë tentuar ta përdhunojnë, por pa mundur t'ia arrijnë qëllimit.

Të arrestuar për ngjarjen janë: Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Mbi ta rëndojnë dy akuza:  “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” mbetur në tentativë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese