Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Tentuan të merrnin 187 kilogram kokainë nga konteineri në port, arrestohen tre shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane gjatë një operacioni të madh antidrogë që përfundoi me shkatërrimin e një grupi kriminal të trafikut të drogës ku ata bënin pjesë së bashku me shtetas italianë.

Autoritetet në Itali bëjnë me dije se tre shqiptarët janë të moshës 42 deri në 60 vjeç dhe së bashku me italianët, ata kishin role të ndara në rrjetin e trafikut të substancave narkotike si kanabis dhe kokainë.

Hetimet nisën në vitin 2020 kur policia e Savonës sekuestroi mbi 500 gram lëndë narkotike e llojit kokainë dhe rreth 800 gramë hashash.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët janë vënë në pranga gjatë tentativës për të rikuperuar 187 kilogramë kokainë që ndodhej brenda konteinerëve të mbërritur në portin e Vado Ligure. Sasia e madhe e kokainës është sekuestruar tashmë nga karabinierët.

Grupi prej 6 anëtarësh akuzohen se në të kaluarën kanë tregtuar 18 kilogram kanabis dhe gjysmë kilogram kokainë. Aktiviteti i paligjshëm do të kishte sjellë në total mbi 5 milionë euro fitime.

“Rezultati i arritur tregon edhe një herë vëmendjen e thellë në luftën kundër trafikut të drogës dhe në përgjithësi ndaj të gjithë trafikut të paligjshëm që ndodh në zonën e Savonës”, njoftoi Guardia di Finanza.

Më shumë


spot_img








spot_img