Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Tentuan të mbushin fshatrat me kanabis, arrestohen 4 persona në Kurbin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e3641a1a7a88bbf0106be7802f208982

Vihen në pranga 4 persona në Kurbin, si autorë të dyshuar për kultivim të kanabisit.

Të arrestuar janë Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë,  B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, ata kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kufiri”.

Vihen në pranga 4 shtetas, si autor të  dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kufiri”,  si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për  kultivim të kanabisit dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë,  B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img