Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Tentuan të kalonin kufirin me viza gjermane të falsifikuara, arrestohen 4 persona në Durrës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një është proceduar penalisht pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. H., shtetas gjerman, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”; A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen viza turistike të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pritësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., shtetas gjerman, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”;

A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img