Tentuan të kalojnë drejt Anglisë 39 EMIGRANTËT, trafikantët u kthejnë paratë familjarëve të viktimave

Publikuar tek: bota, më 14:54 26-10-2019 Tentuan të kalojnë drejt Anglisë 39 EMIGRANTËT, trafikantët u kthejnë paratë familjarëve të viktimave Njëri prej viktimave, bashëshorja dhe djali i vogël

Ndonëse policia britanike nuk ka ende informacion mbi identitetin e 39 viktimave që u gjetën brenda një kamioni në Angli, shpresat e familjarëve po shuhen.

Trafikantët që u kishin premtuar kalimin e sigurt të viktimave drejt Britanisë kthyer mbrapsht familjeve paratë e marra për rrugëtimin e tyre.

“I humba të gjitha kontaktet me të që nga 21 tetori. Tani jam pa shpresa, me një borxh të madh për të paguar, dhe pa asnjë energji për të vepruar”, deklaron Hoang Thi Thuong ,gruaja e njërit prej viktimave, për Rojters.

Bashkëshorti i saj kishte punuar në mënyrë të paligjshme në Rumani e Gjermani, para se të humbiste punën. Kjo e kishte detyruar t’i kërkonte gruas të mblidhte 13 mijë euro te të afërmit për të nisur udhëtimin drejt Britanisë, ku shpresonte të gjente punë dhe të lante borxhet.

Por tani ka gjithçka ka marrë fund. Hoang Thi Thuong thotë se tani nuk ka më shpresa për të shoqin, teksa përqafon djalin e vogël.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestat në Kili, një milion qytetarë marshim paqësor pas vdekjes së dhjetëra personave
Arusha e madhe e rropi së gjalli, vdes pas 9 ditësh ushtari (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012840032577515
array(1) { ["section"]=> string(107) "tentuan-te-kalojne-drejt-anglise-39-emigrantet-trafikantet-u-kthejne-parate-familjareve-te-viktimave-183602" }