Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tentuan të grabisnin banesën në Roskovec por u pikasën nga pronari, policia arreston një nga autorët, 26 vjeçari vlonjat i dënuar edhe më parë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a44900cb27fd0802d0b3ec04ac2092a0

Policia e Fierit ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë zjarri të mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme në roskovec.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë 26 vjeçari Elis Bushi, i cili së bashku me 3 persona të tjerë shkuan të grabisin banesën e A.Ç, por u pikasën nga pronari.

Ata plagosën kushëririn e pronarit të banesës, ndërsa më pas u larguan. Bëhet me dije se 26 vjeçari i arrestuar ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Njoftimi i Policisë:

Policia vë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë të mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme në Roskovec.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe koordinimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 10.02.2021, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit A. Ç., 57 vjeç, dhe për pasojë ngeli i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elis Bushi., 26 vjeç, banues në Vlorë.(I dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”)

Si rezultat i rrethimit në një perimetër të gjerë të zonës dhe kontrollit përgjatë natës dhe paradites së sotme, shërbimet e Policisë kapën 26-vjeçarin me automjetin tip “Nisan”, ku gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img