Policia ka arrestuar ditën e sotme 45 vjeçarin Z.N, bashkpëunëtori i 53 vjeçarit kamerunas Josue Nagankam, të cilët tentuan të fusin në Shqipëri mbi 1 milionë euro false.
Josue Nagakam u arrestua disa ditë më parë në flagrancë, por ha para hetuesve se nuk ishte në dijeni të ngarkesës në valixhe, pasi ia kishte dhënë një mik i tij në Paris, duke i thënë ta çonte në Tiranë, dhe aty do ta merrte sërish.
“Valixhja nuk është e imja, unë jam vetëm transportues. Një mik shqiptar ma dha në Paris dhe unë nuk e dija çfarë kishte brenda saj. Emrin nuk ia di se i thërras me nofkë. Më tha se do ta merrte sërish në Tiranë”, u shpreh ai para prokurorëve.
Brenda valixhes me 1 milion e 73 mijë euro të falisfikuara kishte edhe letra që përdoren për të printuar të tjera para false.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”.
Shkon në 2 numri i të arrestuarve.
Në kuadër të operacionit vihet në pranga shtetasi Z. N., 45 vjeç.
Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, është arrestuar shtetasi J. N., 53 vjeç.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Z. N., 45 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17.02.2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.