Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentuan të fusin drogë dhe telefona në burg me dron, gjykata jep MASAT për tre të rinjtë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_259296" align="alignnone" width=""]Droni me të cilin u tentua te futej droga[/caption]

Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për tre të rinjtë që tentuan të fusin drogë dhe telefona me dron në ambientet e burgut të Shën Kollit.

Mësohet se gjykata ka vendosur masën 'arrest me burg' për 28 vjeçarët Xhefri Lumaj dhe Mentadent Veica, ndërsa për 25 vjeçarin Xhulio Kola 'arrest shtëpie'.

Veica rezulton emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë dënuar për vjedhje.

Kujtojmë se para dy ditësh, tre të arrestuarit tentuan të fusin 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë në burg, por punonjësit e policisë e pikasën dronin dhe e bllokuan.

3 të rinjtë u konstatuan në një makinë 1 kilometër larg burgut, ndërsa iu gjet edhe telekomanda e dronit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll