Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentuan t’i përdhunonin të bijën 13-vjeç, flet babai: Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja…

Shkruar nga Newsbomb

Pas tentativës së tre të rinjve nga Fieri për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Fier, ka folur babai i saj.

 Atin Lushka, që arriti ta shpëtojë vajzën në kohë, tregon momentin e tmerrshëm.

“Çupa shkonte çdo natë tek im vëlla për të parë televizor. Iku nga ora 20:00, më thanë gratë në shtëpi. Më vonë mora vesh që nuk ishte akoma në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata (autorët). Vajzën e gjetëm të lidhur, do ta përdhunonin, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrap nga dritarja, ishin tre veta. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja. I kishin futur një leckë në gojë”, u shpreh babai i saj, Altin Lushka. 

Familjarët kanë ndërhyrë në kohë duke arritur të shpëtojnë të bijën, e cila ndodhej në gjendje shoku dhe në pamundësi për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Menjëherë është sinjalizuar policia, e cila ndërhyri në kohë dhe arriti të arrestonte tre të rinjtë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese