Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentuan t’i jepnin ndihmë të huajve për të kaluar kufirin, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Shkodër, pasi po ndihmonte disa klandestinë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në pranga ka rënë 18-vjeçari me iniciale R. Ç., banues në Shkodër. Ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 23-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”.

Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Hoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. L., 23 vjeç banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së. 

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy mjetet ishin marrë me qera nga shtetasi R. L., i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll