Policia greke ka vënë në pranga 2 gra, shtetase greke në tentativë për të kontrabanduar një grup refugjatësh sirianë drejt Shqipërisë përmes Kosturit verior.
Mësohet se të dyshuarit ishin të ndarë në dy makina dhe ishin përkatësisht 18 sirianë përfshirë këtu edhe 6 fëmijë.
Sipas policisë greke refugjatët kishin planifikuar të kalonin përmes Shqipërisë drejt vendeve të europës veriore.
Rreth 60,000 refugjatë dhe emigrantë të tjerë janë bllokuar në Greqi pas një seri mbylljesh të kufijve në vendet e Ballkanit në fillim të këtij viti.
Shumë prej tyre paguajnë bandat për të kaluar përmes vendeve si Maqedonisë apo Bullgarisë, me rralëherë edhe përmes Shqipërinë.