Tentojnë t’i japin para punonjësve të policisë rrugore, pranga 2 shoferëve (Emrat dhe Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 08-02-2017 Tentojnë t’i japin para punonjësve të policisë rrugore, pranga 2 shoferëve (Emrat dhe Foto)

Policia rrugore ka goditur dy raste të mitdhënies dhe ka vënë në pranga dy persona të cilët i ofruan rryshfet punonjësve të policisë për të shmangur masat administrative.

Burime zyrtare të policia bëjnë me dije se në pranga është vënë T.S, 29 vjeç, banues Elbasan, i cili është konstatuar, në Rrugën Nacionale Rrogozhinë-Peqin, në drejtim të automjetit tip "Alfa Romeo", duke kryer parakalim të gabuar, por ka tentuar t’i japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative.

Ndërsa, E. P, 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili është konstatuar, në Rrugën dytësore  Kryemëdhenj-Golem, në drejtim të automjetit tip "Volkswagen", pa vendosur rripin e sigurimit, por ka tentuar t'i japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti'u shmangur masës administrative plotësuese.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre kartmonedha, një me prerje 1000 Lekë të reja dhe dy me prerje 500 Lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

lek.jpg

lek1.jpg

lek2.jpg

leku.jpg

leku1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Post i ri për Armand Shkullakun në Tv Klan dhe Abc News? Gazetari tregon të vërtetën
Kalavera: ONM nuk merr vendime ekzekutive; Vetting-u i hap derën negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.011672973632812
array(1) { ["section"]=> string(94) "tentojne-t-i-japin-para-punonjesve-te-policise-rrugore-pranga-2-shofereve-emrat-dhe-foto-68091" }