Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi t’i largohej me vrap policisë dhe i hodhi armët në një kanal, arrestohet në Tiranë djali i biznesmenit sirian që në vitin 2015 i vuri zjarrin biznesit të tij

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi t’i largohej me vrap policisë dhe i hodhi armët në

Mbrëmjen e djeshme gjatë një kontrolli rutinë policia ka arrestuar 24 vjeçarin sirian me shtetësi shqiptare, Wasim Hajjazi, djali i biznesmenit Raghed Hajjazi, i cili në vitin 2015 i vuri flakën biznesit të tij të tapeteve në autostradën Tiranë-Durrës, për të përfituar 1.2 mln € siguracion.

I riu po lëvizte me mjetin e tij tip “Benz” në rrugët e kryeqytetit, por sapo pa efektivët e policisë doli nga makina dhe u largua me vrap, duke hedhur në një kanal buzë rrugës 2 pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 thika, 1 përforcues grushti, si dhe një kapele me mbishkrimin Policia.

Wasim Hajjazi  rezulton i dënuar më parë për për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll