Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi t’i ikë policisë duke u përplasur mjetin, efektivi në Tiranë qëllon me armë 30-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb

Një operacion antidrogë është zhvilluar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gjatë aksionit policia është hasur me një makinë tip “Volkswagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, shoferi i të cilës nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Në tentativë për t'i shpëtuar prangave shoferi ka përplasur makinën e policisë duke rrezikuar kështu jetën e efektiveve. Policia ndodhur në këtë situatë ka qëlluar me armë drejt makinës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Enea Sulejmani 30 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

[caption id="attachment_797599" align="alignnone" width="794"]Plumbat e policit qe goditen mjetin Plumbat e policit qe goditen mjetin[/caption]

Bashkë me Sulejmanin në makinë ndodheshin dhe dy të tjerë, të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Sakaq në mjet është gjetur një pako me  peshë 1 kg, e dyshuar kokainë.

Për ngjarjen janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

[caption id="attachment_797600" align="alignnone" width="761"]Pakoja me kokaine Pakoja me kokaine[/caption]

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volksëagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese