Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit, kush është i ekzekutuari në Rrëshen

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjajre e rëndë është shënuar ditën e sotme në Rrëshen, ku është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi.

Dyshohet se dy persona, pak metra nga komisariati kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Martin Bardhin. Autorët ende të paidentifikuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Jeep”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e autorëve.

Kush ishte Martin Bardhi

Bardhi kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar në mars të 2023, për tentativë vrasjeje. Gjithçka ka nisur pas një konflikti që ka pasur djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhit me Saimir Reçin, nipi i Kastriot Reçit.

Dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, ndërsa më pas debati ka degratuar. Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e zjarrit për të vrarë Saimir Reçin. Martin Bardhi së bashku me djalin e tij, kanë shkuar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash Saimir Reçin, i cili lëvizte me makinë të blinduar, nga plumbat i riu humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën.

Martini u arrestua me akuzën për vrasje në tentativë, ndërsa më pas prokuroria ka zbutur masën e sigurisë ndaj 62-vjeçarit duke e lënë me “detyrim paraqitje”, ndërsa djali i tij vijon të jetë në kërkim.

Për ngjajren e sotme policia dyshon se pista ka të bëjë me konfliktet që ka pasur 62-vjeçari në të shkuarën.

Foto nga vendi i ngjarjes

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet Martin Bardhi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese