Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Gjermani, arrestohet pas dy vitesh në kërkim 33-vjeçari nga Korça (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 33 vjeçar është arrestuar nga  Policia e Korcës, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentative dhe plagosje të një personi të dytë në një lokal në Gjermani, dy vite më parë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Daniel Hajro. Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë, Tiranë dhe FAST Albania

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëanted”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Operacioni, i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet DVP Korçë, DVP Tiranë, FAST Albania dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, si autor i dyshuar i një ngjarjeje të ndodhur para 2 vitesh, në Gjermani.

Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të kërkuari për krime kundër jetës dhe shëndetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ëanted”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– D. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img









spot_img