Hapësire reklamuese

Politikë

Tentoi të vriste ish-deputetin socialist Armando Prenga, lihet në burg autori

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të vriste ish-deputetin socialist Armando Prenga, lihet në burg

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat për 30-vjeçarin, Fatbardh Ismaili, i cili tentoi të vriste ish-deputetin e PS, Armando Prenga.

Gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin. Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuzat për “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Ish-deputeti socialist i shpëtoi shpëtuar mrekullisht një atentati me armë zjarri, teksa ai ka qenë duke lëvizur me makinë, kur është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.

Menjëherë Prenga ka njoftuar sallën operative dhe ka thënë se personi që kishte hapur zjarr ndaj tij ishte Fatbardh Ismaili. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe raportohet se kanë identifikuar e shpallur në kërkim 29 vjeçarin.

I riu Fatbardh Ismaili është djali i një prej vëzhguesve që u përfshi në konflikt dhe përfaqësonte koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Dy vota të kontestuara dhe të shpallura më pas si të pavlefshme, janë bërë shkak që vëzhguesit të përfshiheshin në konflikt.

Nuk dihet nëse në konflikt është përfshirë drejtpërdrejt dhe ish-deputeti Armando Prenga, por mësohet se ky i fundit në këto zgjedhje ka qenë në mbështetje të kryebashkiakes socialiste të Kurbinit, Majlinda Cara, e cila arriti të fitojë dhe një mandat të dytë.

Po ashtu, bëhet me dije se babai i 29 vjeçarit të shpallur në kërkim, ka bërë kallëzim në polici më 15 Maj, duke pretenduar se në momentin e incidentit në KZAZ është dhunuar nga vëllai i ish-deputetit dhe persona të tjerë. Rrahjen e babait duket se nuk e ka falur Fatbardh Ismaili, i cili sot ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt Armando Prengës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese