Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vriste duke goditur me makinë punëtorin në Rrugën e Kombit, togat e zeza lënë në 67 vjeçarin: Toka ku kalon rruga është e imja

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të vriste duke goditur me makinë punëtorin në

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ded Doçin, 67 vjeçarin nga Mirdita i cili tre ditë më parë tentoi të vriste duke goditur me makinë Nazmi Halilën, punonjës i një firme mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit.

Edhe sot para togave të zeza, Ded Doçi ka pranuar konfliktet që ka për tokën ku kalon rruga, duke pretenduar se është e tija.

Kujtojmë se, tre ditë më parë 67 vjeçari për shkak të konflikteve për tokën ku kalon rruga, ka marrë makinën dhe ka përplasur punëtorin e firmës që e mirëmban aksin rrugor, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Fatmirësisht, punëtori Nazmi Halila nuk ka marrë lëndime serioze dhe pas ndihmës mjekësore në spital, ëhstë larguar për në shtëpinë e tij.

Po ashtu, para Gjykatës së Lezhës Ded Doçi ka thënë se nuk ka tentuar të vriste punëtorin e firmës mirëmbajtjes të Rrugës së Kombit, i cili në fakt nuk kishte asnjë lidhje me “problemin” e 67 vjeçarit pasi ishte vetëm puëntor, por ngjarja ka qenë aksidentale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll