Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vrasë me armë 21-vjeçarin në Bilisht, VETËDORËZOHET në polici i riu

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_266218" align="alignnone" width=""]Ilustruese[/caption]

Vetëdorëzohet në Polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari në Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur më datë 05.08.2019, në qytetin e Bilishtit.

Burime nga blutë bëjnë me dije se në ambjentet e Komisariatit Devoll është vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit", sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme', njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.