Hapësire reklamuese

Bota

Tentoi të vrasë bashkëatdhetarin, arrestohet 27 vjeçari shqiptar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas mediave italiane, Alban Perkoxha u arrestua të enjten e 14 Qershorit. Ai akuzohet se më 23 Shkurt ka dashur të vrasë bashkëatdhetarin e tij, Fodion Alimani.

Ngjarja ndodhi në një bar në Caivano pas një konflikti midis Perkoxhës dhe Alimanit

Sipas policisë pasi dolën nga ambientet e barit, Perkoxha ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar Alimanin, tre herë, duke e lënë të plagosur shqiptarin tjetër.

Hetimet për këtë rast, sipas autoriteteve, filluan menjëherë pasi Alimani ishte dërguar në spital më të marrë ndihmën e parë.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.