Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vrasë 2 të rinj me thikë, arrestohet 19 vjeçari në Durrës, të plagosurit përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 19 vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë 2 të rinj.

Bëhet fjalë për të riun B. K 19 vjeç, banues në Durrës, i cili në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta,  ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç. Dy të rinj që janë plagosur ndodhen në  në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq pilicia i ka vënë prangat dhe një 26 vjeçari i cili ka shkelur arrestin e shtëpisë.

NJOFTIMI i policisë: Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar, arrestohet 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta,  ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar.

Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Tentativë për vrasje", " Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Kundërshtim i punonjësit të policisë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu