Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tentoi të vidhte UKT-në, si u arrestua Kristi Çinari, grabitësi i “Kredo.al” dhe i dy farmacive në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94a7187cf2cb2a818ce41317973e0761

I riu Kristi Çinari, i dyshuar si autor i tre grabitjeve të famshme në Tiranë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se 22-vjeçari është arrestuar në tentativë vjedhje të një pike UKT-je.

Ai grabiti dy farmaci, një prej tyre me armë lodër dhe gjithashtu kreu grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij viti.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për dy vjedhje nën kërcënimin e armës,

tenton të kryejë sërish vjedhje, por vihet në pranga nga Policia, 22-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me dhunë apo me armë, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Ç., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4, si autor i dyshuar për vjedhjen e një filiali të një institucioni për dhenie kredie, për vjedhjen e një farmacie, si dhe për tentativë vjedhje të një pike UKT-je, konkretisht:

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”;

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021, në bulevardin Zhan D’ark.

I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”;

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img