Arrestohet një person për vjedhjen e një makine në Elbasan.
Mësohet se është vënë në pranga 61-vjeçari me iniciale J.K. Nga informacionet paraprake raportohet se një fqinj ka parë 61-vjeçarin duke hapur makinën me forcë dhe ka njoftuar policinë, e cila është vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Punonjësit e policisë kanë kapur hajdutin vetënm disa metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa me vete iu gjet edhe një thikë.
Sakaq, materialet u referuan në Gjykatën e Elbasanit për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.