Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të vidhte farmacinë në Vlorë, policia kap mat hajdutin, në kërkim tre bashkëpunëtorët

Shkruar nga Newsbomb

Kapet në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci një 37 vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin R. A., banues në Vlorë, i cili në bashkëpunim me 3 persona të tjerë tentuan të vidhnin farmacinë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.

Gjithashtu autoritetet kanë vënë në pranga edhe shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij për motive të dobëta.

Njoftimet e policisë/ Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psokologjike ndaj bashkëshortes së tij për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Dhunë në familje".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll