Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tentoi të vetëhidhej nga skelat e Muzeut Kombëtar, biznesmeni: Më kanë kërcënuar me jetë, Policia e di dhe nuk ka marrë asnjë masë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni Admir Jahelezi, personi që kërcënoi paraditen e djeshme se do të hidhej nga skelat e Muzeut Historik Kombëtar, thotë se është kërcënuar me jetë e për këto kërcënime ka vënë në dijeni dhe Policinë.

Sot, ai është shprehur se e ka mbyllur dy vite më parë biznesin e tij për transport udhëtarësh Shqipëri-Kosovë për shkak të dhënies së licensave të paligjshme nga Ministria e Infrastrukturës, ndaj dy kompanive të tjera.

Në Fax Neës, Admir Jahelezi tha se ka bërë denoncime dhe në Kosovë dhe autoritetet atje ia kanë deleguar rastin homologëve në Shqipëri, mirëpo nuk është marrë asnjë masë.

Pjesë nga deklarata e Admir Jahelezit:

Unë punoj prej shumë vitesh me këtë kompani. Kur kam nis këtë punë, me kompaninë time, kam hasur në konkurrencë të paligjshme.

Ministria e Transportit ka operatorë që punojnë në interes të dy kompanive të tjera që kanë liçensë vetëm për të lëvizur brenda territorit jo jashtë territorit.

Këto kompani janë pajisur me liçensë nga bashkia e Tropojës dhe Tiranës, shkelin edhe oraret e lëvizjes, për lëvizjen brenda 1 dite. Unë kam 5 orare për të lëvizur gjatë ditës.

Ndaj kompanisë time, ndërmerren ndalime të shumta nga policia, të ciëlt janë në hall se marrin shefat në telefon e u thonë , hë ça t’i bëjmë. Kam bërë denoncim në gjykatën e Tropojës, më kanë thënë që nuk është çështje për hetim.

Ministria e transportit dhe policia e shtetit shqiptar, e dinë shumë mirë se jam kërcënuar me jetë. Sepse unë bëra shumë denoncime në ministrinë e Shqipërise dhe të Kosovës të cilët më thanë se nuk kanë prova të mjaftueshme, kështu që unë bëra video dhe i dërgova tek të dy ministrisë. Ministria e Kosovës, mori masa duke ja deleguar rastin ministrisë së transportit të Shqipërisë, por kjo e fundit nuk mori masa.

Më kanë kërcënuar me jetë që prej 2019, dhe që prej atëherë nuk kam vijuar më me aktivitetin tim. Ministria çon vendime, anullohen pasdite, ose kjo nuk din ça bon, ose favorizon kompanitë e caktuara të transportit.

Unë e kam biletën 10 euro, Tiranë-Gjaklovë. Unë tek tuneli paguj 15 euro, kta pagujnë 1 mijë lekë dhe i marrin njerëzit me 5 euro. Unë paguj taksa si në Kosovë edhe në Tropojë, këta nuk paguajnë taksat e nevojshme.

Kompania “Rilindja” është pajisur me 3 liçensa për të lëvizur në të njëjtin territor të qytetit, kjo nuk mund të jetë e mundur. Unë kam kërkuar të kem takim me Belinda Ballukun dhe me personalitete të tjera të administratës pulbike në Kosovë.

Këta janë kaq të fuqishëm sa hedhin poshtë edhe urdhërat e ministrisë kur u preken interesat personale.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img