Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vetëdigjet në mes të Durrësit, dalin DETAJE, 28 vjeçari para 2 javësh kishte...

Shkruar nga Newsbomb

Një 28 vjeçar nga qyteti i Durrësit tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve, i riu me iniciale R.P. ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e stafit mjekësor.

28-vjeçari kishte dy javë që kishte dalë nga burgu. Policia e identifikon si kontigjent problematik, pasi  ai është arrestuar për shpërndarje lëndësh narkotike me doza te vogla dhe dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2018, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres, është vetëdjegur shtetasi R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll