Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të udhëtojë nga Italia drejt Londrës me karta false, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ndërkohë që tentoi të hipte në një avion që kishtë destinacion Londrën.

Sipas policisë italiane, 24-vjeçari Emiljan Demaj është kapur në aeroportin “Pio la Torre”  në Comiso me dokumenta false, ndërsa kishte prerë një biletë për në Londër. Shqiptari i’u ka paraqitur policëve një kartë identiteti, me të dhënat e një qytetari italian nga Katania i cili aktualisht ishte i dënuar. Ai ka hasur probleme me gjuhën dhe nuk i është përgjigjur disa pyetjeve duke u justifikuar me faktin se nuk i kishte dëgjuar.

Pas arrestimit Demaj është transferuar në burgun e Raguzës dhe rrezikon dënimin me dy deri në pesë vjet burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.