Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me sirena dhe fenelina, policia i vihet pas të riut në Shkodër, po transportonte 4 emigrantë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Me sirena dhe fenelina, policia i vihet pas të riut në Shkodër,

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Shkodër, pasi tentoi t’i jepte ndihmë 4 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale S. M., banues në Shkodër. Ai është kapur në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “On the ëay”.

Tentoi t’i jepte ndihmë 4 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.     

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Shkodër dhe Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “On the ëay”. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu