Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentoi të transportonte drejt Maqedonisë 58 kg kanabis, lihet në burg Erisa Fero edhe dy bashkëpunëtorët

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të transportonte drejt Maqedonisë 58 kg kanabis, lihet në

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 28-vjeçaren, Erisa Fero, e cila ditën e djeshme u kap me 58 kilogramë drogë.

Gjithashtu në burg janë lënë edhe dy shtetasit e tjerë, Likmet Basha dhe 17 vjeçari, M.K. Këta shtetas tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg kanabis sativa.

Erisa Fero ishte punonjëse pranë AKSHI-t. Ajo u kap së bashku me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.

U bë me dije se ata kishin rolin e kontrollit dhe monitorimit të rrugës ku do të kalonte ngarkesa prej 58 kilogram kanabis që ishte parashikuar të trafikohej drejt Maqedonisë.

Ndërkohë në lidhje me arrestimin e 28-vjeçares ditën e djeshme reagoi edhe AKSHI, të cilët thanë se kishin nisur procedurat për shkarkimin e Feros.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll