Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të trafikojë municione, kapet në Kakavijë 49-vjeçari grek

Shkruar nga Newsbomb

Një shtetas grek është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi tentoi të trafikojë një sasi të konsiderueshme municionesh.

Shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë, në pjesën e brendshme të makinës kishte fshehur një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:

Kakavije.

Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake

Arrestohet në flagrancë një shtetas grek i cili tentoi të trafikonte për në shtetin grek një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut , më datë 14.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet që drejtohej nga shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll