Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një grua në Pogradec, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të përdhunonte një grua në Pogradec, arrestohet

Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka tentuar të përdhunojë një grua në Pogradec.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj” njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu