Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të përdhunojë një grua, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të përdhunojë një grua, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ e mbetur në tentativë.

Policia njofton se shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, është arrestuar pas kallëzimit nga shtetësja 40 vjeçe, e cila ka deklaruar se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj.

“U arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj” njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese