Hapësire reklamuese

Rajoni

Tentoi të mbronte një vajzë, shqiptari i thyen hundën dhe bën gjak italianin

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar është rrahur brutalisht nga një shtetas shqiptar. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë ,mësohet se italiani tentoi të mbronte një vajzë të cilën mendonte se shqiptari po e shqetësonte dhe ofendonte.

Siç shihet dhe nga fotot shqiptari i ka shkaktuar plagë të mëdha 50-vjeçarit italian si dhe i ka thyer hundën.

Ne foto: Italiani i dhunuar Ne foto: Italiani i dhunuar

Ndërkohë, dëshmitarët kanë deklaruar nuk ishte e vërtetë që vajza po ofendohej nga shqiptari.  Do të jetë policia të cilët do të zbardhin dinamikën e ngjarjes. 50-vjeçari ka vendosur të bëjë denoncim në Polici dhe nuk dihet nëse shqiptari ndodhet nën arrest apo jo.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në oborrin e oratorisë Mezzocorona në margjinat e paradës së karnavaleve.  Shqiptari  me grusht në fytyrë 50-vjeçarin, i cili ka përfunduar në tokë dhe gjithashtu ka humbur ndjenjat. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transferuan 50-vjeçarin në urgjencën e Santa Chiara në Trento.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese