Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të mbjellë kanabis, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e personit me iniciale E.M në fshatin Libofshë, u gjetën dhe u sekuestruan disa kubikë ku ishin kultivuar fidanë dhe fara të dyshuara kanabis sativa.

Gjithashtu policia ka arritur të zbulojë edhe disa bimë të tjera kanabis, këtë herë në fshatin Cakran, por autorët nuk dihet se kush janë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për dokumentimin ligjor të veprës penale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll