Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Tentoi të largohej nga emisioni sapo i dëgjoi këngën, Ardit Çuni flet për sherrin me Enedën: Ajo e uli veten

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari Ardit Çuni dhe këngëtarja Eneda Tarifa ende s’i kanë sheshuar përplasjet që prej kohës kur ishin pjesë e “Këngës Magjike”.  

albsig

spring

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” Arditi duhet të gjente se kush i këndon këngët që ishin në sfond dhe një prej  tyre ishte ajo e Enedës. Sapo ka dëgjuar këngën ai tentoi të largohej nga emisioni.

Pas kësaj ai ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre. “Ka qenë një debat shumë i madh. Është sqaruar shumë herë, nuk kam dashur që t’i jap më shumë vëmendje, por që po e them shumë shkurt. Një mosvlerësim i saj për projektin tim e para dhe e dyta për miqësinë që kishte me mua.

 Për këngën “Frymë” që isha pjesëmarrës në ‘Këngën Magjike’ që ajo edhe e postoi në Story-n e saj dhe tha që kënga jote është një ndër 5 më të bukurat dhe në fund dha zero pikë. U zhgënjeva shumë. E konsideroja mike, jo vetëm kolege. Por nuk u zhgënjeva nga fakti i miqësisë, por u zhgënjeva se doja të më vlerësonte se isha Arditi. Doja të më vlerësonte se Arditi këndoi atë këngën që asaj i pëlqeu.

Pra, një njeri që deri diku ul veten (se ajo uli veten në rastin konkret) dhe ha fjalët e tua . I shkruajta një mesazh Enedës në privat dhe i thash ‘nuk e prisja nga ti këtë zero pikë për vetë faktin e këngës dhe miqësisë që kishim’. Ajo nuk më tha as më fal, as çkemi asgjë dhe në orën 4 të mëngjesit kur u shpall e fituese më shkruajt e më tha që po të duash bëje publike e këtë mesazh po ia çoj Florit.

 I thash mos u shqetëso se Florit ia kam nisur vetë. Minimalisht po të më kishte thënë më fal e të më shpjegonte se çfarë ndodhi, unë do ta mirëkuptoja. Mua nuk m’i uli asnjë pikë këngës që ajo nuk më dha asnjë pikë. Mua nuk më prishi asnjë punë, ishte imazhi i saj që doli keq”, u shpreh Arditi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img