Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Tentoi të kultivonte bimë narkotike, arrestohet 47-vjeçari në Mirditë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

 Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi  është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Sipas njoftimit të bluve, në vendin e quaitur “Vau Shënkollë”, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar                 bimë narkotike shtetasi me ininciale N.Gj, banues në Mirditë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. 

Ndërkohë, Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 3-javor.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. 

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gziq, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-N. Gj., 47 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.  

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img