Një roje i sigurisë në Kinë është nderuar pas vdekjes për aktin heroik që kreu në tentativë për të shpëtuar një grua nga vetëvrasja.
Li Guoëu ndodhej poshtë pallatit shumëkatësh kur vuri re se një grua e re po qëndronte në dritare duke kërcënuar t’i jepte fund jetës. Ai i thirri disa herë por gruaja nuk u bind. Heroikisht Guoëu hapi duart në një tentativë për ta kapur por nga përplasja e fortë vdiqën të dy në vend.
Një dëshmitar në vendngjarje tha se “Ai hezitoi për një moment pastaj zgjati duart për ta kapur. Por fatkeqësisht ajo e goditi me aq forcë sa vdiqën të dy’.
Familja e rojes mori rreth 100 mijë dollarë nga qeveria ndërsa rreth 30 mijë dollarë u mblodhën nga donacionet e qytetarëve. /Newsbomb.al